Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe të tjerë për raportim të parregullsive dhe për të kërkuar informacione / udhëzime për procesin e votimit.
Nga KQZ bëjnë të ditur se në ditën e zgjedhjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës do të funksionalizojë dhomën operative për të bashkërenduar aktivitetet me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe aktorë të tjerë, mund të raportojnë parregullsitë në linjat telefonike të dhomës operative: +383 38 200 23 544 +383 46 130 013
KQZ për ditën e zgjedhjeve ka siguruar linjën telefonike pa pagesë, e cila do të shërbejë për informimin e votuesve për qendrën e votimit ku janë caktuar, si dhe për kodin e vendvotimin, me qëllim të informimit sa më të saktë.
Numri i linjave për informimin e votuesve janë: 0800 55 555












