Mbeti jashtë 30-shes së “Topit të Artë”, flet Alvarez: Nuk më duhen lavdërime për të qenë i lumtur

Julian Alvarez, sulmuesi i Atletico Madridit, në një intervistë për “L’Equipe” foli rreth mospërfshirjes së tij në 30-shen e fundit të “Topit të Artë” 2025. Ai pranon rëndësinë e një liste të tillë, por nuk duket i shqetësuar:

“Sigurisht që është nder të jesh midis 30 lojtarëve më të mirë në botë dhe të marrësh pjesë në një event të tillë. Jam krenar, por nuk më shqetëson të mos jem kandidat. Bëj atë që dua. Nuk më duhen lavdërime për të qenë i lumtur. Loja e futbollit më mjafton”.

Alvarez dallon edhe për qetësinë dhe jetesën e thjeshtë: “Kur isha i vogël, babai më thoshte: Asnjë tatuazh, asnjë cigare duhani, fare alkool. Nuk e bëj për të qenë ndryshe. Jam mjaft i qetë dhe më pëlqen ta kaloj kohë me të afërmit e mi. Atje jam më i lumtur se kudo tjetër”.

The post Mbeti jashtë 30-shes së “Topit të Artë”, flet Alvarez: Nuk më duhen lavdërime për të qenë i lumtur appeared first on Telesport.