Guardiola: Ku ka më mirë se ta festoj ndeshjen e 1000-të si trajner me fitore ndaj Liverpool-it

Pas një fillimi sezoni me më shumë hije se drita, me 2 humbje në 3 xhirot e para të Premier League, Manchester City po rikuperon shpejt. Në kampionat është i dyti pas Arsenalit, në Champions ka marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e para, në “Carabao Cup” ka eliminuar Huddersfield dhe Swansea.

Guardiola, para ndeshjes me Liverpool deklaroi: “Jemi përmirësuar, por duhet ta tregojmë ende. Tri fitoret e fundit na kanë ndihmuar shumë, sidomos ajo kundër Swansea. Edhe ndeshjet me Bournemouth dhe Dortmund ishin pozitive, por tani na pret një kundërshtar që e njohim mirë”.

Pep shtoi për ndeshjen ndaj “Reds”: “E kam parë ndeshjen kundër Real Madridit dhe cilësinë e tyre. Janë një skuadër e nivelit të lartë. Shpresoj që njerëzit tanë të festojnë me mua 1000 ndeshjet si trajner dhe së bashku të mundim një rival të rëndësishëm”. Ndeshja do të zhvillohet nesër në 17:30 në “Etihad Stadium”, ku fjalën e fundit do ta ketë fusha.

The post Guardiola: Ku ka më mirë se ta festoj ndeshjen e 1000-të si trajner me fitore ndaj Liverpool-it appeared first on Telesport.