Milani do të luajë sonte ndaj Parmës, prej orës 20:45 në “Ennio Tardini”. Kuqezinjtë kanë 21 pikë dhe pas derbit Juventus-Torino (18 pikë), mund të kapin përkohësisht vendin e parë, duke kaluar Napolin (21 pikë) dhe Interin (22 pikë).
Sipas ish-trajnerit të Milanit, Arrigo Sacchi, kjo është “një mundësi që duhet kapur menjëherë, nëse do të ndërtohet diçka e rëndësishme”. Ai theksoi se Milani ka mundësinë të ngjitet në krye të klasifikimit dhe të kandidojë seriozisht për titull: “Kuqezinjtë, që po përmirësohen ndeshje pas ndeshjeje, mund të jenë kandidatët për titull”.
Sacchi shton se skuadra kuqezi nuk e ka arritur ende perfeksionin, duke kujtuar se Allegri ka ardhur vetëm 4 muaj më parë: “Duhet kohë për ta ndërtuar një projekt, por duket qartë se Milani është rikthyer protagonist në fushë; të gjithë lojtarët i dinë detyrat e tyre. Gabime ndodhin, por kush nuk gabon kurrë?”
The post Sacchi: Po, Milani është kandidat për titullin. Ndeshja ndaj Parmës duhet shfrytëzuar maksimalisht appeared first on Telesport.












