Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka bërë me dije se formimi i qeverisë së re apo jo është në duar të partive opozitare.
Ai ka thënë se janë vetëm dy rrugë për të ecur përpara: qeveria Konjufca 1, ose zgjedhjet e reja.
Në një intervistë të shkurtër për televizion lokal “Syri Vizion”, Kurti ka vlerësuar se ai më shumë se zgjedhjet e do një qeveri të re.
“Meqenëse unë nuk i mora 61 votat e nevojshme dhanë edhe propozimin tjetër pa vonesë me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit. Dhe çfarë duhet theksuar është që opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme, lë të bashkëpunojmë e të ecim përpara. Pra, ne i duam zgjedhjet, por edhe më shumë se zgjedhjet dëshirojmë ta formojmë qeverinë sipas rezultateve të 9 shkurtit kur dolën fitues, duke mos harruar që ne kemi 48 deputetë që është më shumë se sa PDK e LDK marrë së bashku”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë me dije se deri tani ka lëvizur vetëm VV-ja.
“Këtë në nuk mund ta vendosim vet, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Se pari, u zëvendësuar Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, tash edhe unë me Glauk Konjufcën. Vetëm ne kemi levizur, ndërkohë që kemi fikesim, bllokim dhe një lloj refuzimi, për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare”, ka thënë Kurti.
Ai ka pretenduar se partia e tij vazhdimisht ka bërë kompromise në procesin e formimit të institucioneve të reja.
“Në situatën në të cilën ndodhemi, ne kemi dëshmuar që pa vonesa ecim përpara, prej komisionit për verifikimin e mandateve, pastaj me propozimin për Albulena Haxhiun, pastaj me ndryshimin e propozimin sepse këtë na e imponoj Gjykata Kushtetuese, jo më të drejtë besojmë ne, dhe derisa e zgjidhem kryetar Dimal Bashën dhe u konstatuar Kryesia e Kuvendit ashtu siç ne kishin sugjeruar me Nenad Rashiqin si njeri prej nënkryetarëve”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, më e favorshme për Kosovën do të ishte formimi i qeverisë “Konjufca 1”.
“Për Republikën e Kosovës më e favorshmja është të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri e cila e voton buxhetin e Kosovës, Planin e Rritjes për BE-në, buxhetin për RTK-në, buxhetin për ato tri komunat që kanë ngelur me buxhetin e vitit 2024”, ka deklaruar ai.











