Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo, që luan aktualisht tek Al Nassr në Arabinë Saudite, tregoi sekretet e formës së tij pasi mbushi 40 vjeç. Ai theksoi rëndësinë e gjumit: “Fle mesatarisht 7 orë e 15 minuta natë për natë. Gjumi është mjeti më i rëndësishëm që kam; është momenti kur mund të rikuperohesh dhe të vendosësh gjithçka në vend. Një natë e mirë gjumi është thelbësore për shëndetin”.
Ronaldo përdor gjithashtu terapi kompresioni dhe krioterapi për të lehtësuar stresin muskulor pas stërvitjeve dhe ndeshjeve. Në pjesën më të theksuar të intervistës, ai tregoi besimin e madh në vetvete: multimilioner, e konsideron veten më të mirë se Leo Messi, më të famshëm se Donald Trump dhe më të bukur se Beckham. “Nëse ecim në Copacabana për 10 minuta, kush tërheq më shumë vëmendje, unë apo Beckham? Unë, 100%”.
Portugezi vlerësoi ndikimin e Donad Trump: “Nuk mund të shikoj më televizor… Dua paqe. Më pëlqen Donald Trump dhe dua ta takoj atë. Mendoj se Trump mund ta ndryshojë botën. Na duhet paqja”. Ronaldo shpjegoi se bukuria nuk varet vetëm nga fytyra, por nga pamja e përgjithshme, trupi dhe prezenca: “Fytyra e tij është e bukur, pjesa tjetër normale. Unë s’jam normal, jam PERFEKT”. Morgan qeshi dhe pranoi: “E dija, po thjesht po përpiqesha të ta nxirrja nga goja”.

The post CR7 pa limite: Jam më i bukur se Beckham, më i famshëm se Trump, më i mirë se Messi. Jam PERFEKT appeared first on Telesport.










