Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident mes dy familjeve në Malishevë.
“Pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve. Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Sipas policisë, dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.