Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Jorge Mendes, agjent i Yamal, mbrojti talentin e ri të Barcelonës: “Nuk kuptoj gjithë këtë bujë rreth tij. Në moshën 18 vjeç ishim të gjithë të rinj. Si tha presidenti Laporta, duhet ta mbështesim dhe ndihmojmë, sepse është një pasuri për klubin. Lamine është lojtari për të cilin flasin të gjithë, një talent i madh për të tashmen dhe të ardhmen”.
Mendes theksoi maturinë dhe përkushtimin e tij: “E di saktësisht çfarë duhet të bëjë brenda dhe jashtë fushës. Punon në heshtje, flet pak dhe mëson çdo ditë. Është shumë i zgjuar dhe i përqendruar. Të qëndrojë i përulur dhe të punojë fort është aspekt kyç për rritjen e tij”.
Rreth talentit dhe potencialit të tij: “Forca më e madhe është të flasë përmes lojës në fushë. Çdo ndeshje sjell një kryevepër të tij, si ndaj Brugges. Vetëm lojtarët e nivelit më të lartë mund ta bëjnë këtë gjë me natyrshmëri”. Mendes e krahasoi me të mëdhenjtë, por e veçoi: “Lamine është unik, por mund të marrë shembull nga Messi, Cristiano Ronaldo dhe Iniesta. Nëse vazhdon kështu, mund të bëhet lojtari më i mirë i dy dekadave të ardhshme”.
The post Yamal në qendër të vëmendjes, Mendes e mbron: Të frymëzohet nga këto 3 yje të futbollit appeared first on Telesport.












