Kreu i Degës së AAK-së në Komunën e Vitisë, Labinot Bislimi, ka njoftuar se kanë vendosur ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin e 9 nëntorit, kur Arsim Ademi do të përballet me Sokol Halitin e LDK-së.
“Sot në mëngjes nënshkruam marrëveshjen e koalicionit në nivel të degëve dhe i zgjatem dorën njëri-tjetrit me kandidatin për kryetar, z. Arsim Ademi”, ka shkruar Bislimi.












