Pas polemikave për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jota më 5 korrik 2025, CR7 ka shpjeguar 4 muaj më vonë arsyen reale. Ai thotë se nuk donte që momenti të kthehej në një “show, në një cirk”, sepse kudo ku shkon, vëmendja përqendrohet vetëm tek ai. Fotot e tij duke u relaksuar në jaht atë ditë shkaktuan indinjatë globale, por CR7 thekson se mungesa nuk lidhej me mungesë respekti.
'I cried a lot… Diogo was one of us.'
Cristiano Ronaldo opens up about hearing the "devastating" news of his Portugal teammate Diogo Jota's death – and explains why he didn't attend the funeral.
Part 2 now live👇
📺 https://t.co/1BESX9SHmt@piersmorgan | @cristiano pic.twitter.com/J2aLcV3lID
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 6, 2025
Që nga vdekja e babait të tij, kur ishte 20 vjeç, Ronaldo nuk ka shkuar më në funerale, i traumatizuar nga humbja e hershme. “Para së gjithash, dua të bëj një parantezë, – tha Ronaldo në rrëfimin para Morgan. – Nuk shqetësohem për kritikët. Nëse ke ndërgjegje të pastër, nuk duhet të merresh me çfarë thonë të tjerët. Unë e kam ndërgjegjen shumë të pastër. Me reputacionin dhe famën time, çdo vend ku shkoj kthehet në një cirk mediatik.

Vëmendja përqendrohet tek unë dhe nuk e doja këtë për funeralin e Diogo. Nuk është lloji i vëmendjes që dëshiroja. Nëse do të isha aty, do të duhej të jepja intervista, të bëja foto dhe video në një moment kaq të vështirë. Si mund të ndihesh i qetë në një situatë të tillë? Nuk doja të përfshihesha në atë lloj gjëje. Ende sot qëndroj prapa vendimit tim, pavarësisht kritikave të forta”.

Ylli portugez tregon si e mori lajmin e hidhur: “E kujtoj shumë mirë atë moment, isha në palestër duke u stërvitur. Nuk po e besoja kur mora mesazhet e para për aksidentin. Qava shumë…, ishte një moment shumë i vështirë për mua. E di se ishte po aq i vështirë për të gjithë, për Portugalinë, për familjet, për miqtë dhe shokët e ekipit”.
The post U filmua mbi jaht atë ditë, Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jota: Do të ishte bërë “cirk” mediatik… appeared first on Telesport.











