Mesfushori portugez Francisco Conceição komentoi për herë të parë ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti në krye të Juventus. Ai foli edhe periudhën e vështirë që po kalojnë bardhezinjtë, duke theksuar rëndësinë e trajnerit të ri dhe autokritikën e ekipit.
Duke folur për “La Repubblica”, Conceição shprehu admirim të madh për trajnerin e ri, i cili tashmë po revolucionarizon qasjen ndaj lojës. “Ne po i përvetësojmë idetë e tij. Spalletti ka qenë fantastic, së bashku rishikuam atë që nuk po bënim siç duhet dhe po fillojmë të mendojmë në mënyrën se si ai kërkon”, tha portugezi.
“Duhet të luajmë futboll, të duam topin, të nxjerrim cilësinë. Përvoja fituese e Spalletti do të na ndihmojë të performojmë në mënyrën më të mirë“, shtoi më tej Conceição. Më pas, ai bën autokritikë mbi krizën dhe presionin nga mjedisi përreth.
Lidhur me vështirësitë e ekipit nën drejtimin e trajnerëve të mëparshëm Thiago Motta dhe Igor Tudor, anësori portugez mori përgjegjësinë: “Faji është kryesisht tek ne. Kemi folur gjatë për këtë sepse nëse kemi pasur tre trajnerë në shtatë muaj, problemi ka qenë edhe skuadra. Atmosfera te Juve është e vështirë kur nuk ka fitore”.
The post “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor” appeared first on Telesport.












