Zbulohet sherri i madh i Mourinhos në “Camp Nou”: Bastardë të mallkuar! Nuk keni guxim…

Në vitin 2005, Chelsea luante në Champions kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, dhe humbi 2-1. José Mourinho, trajneri i bluve asokohe shpërtheu plot zemërim në dhomën e zhveshjes. Joe Cole, që luajti atë ndeshje, tregon në autobiografinë e tij “Jugador de lujo”, zbulon çfarë iu tha “Special One” atë ditë: “Ky ishte provimi juaj i parë i madh si ekip dhe keni dështuar. Luajtët në ‘Camp Nou’ dhe u fshehtët. Bastardë të mallkuar! Zero guxim!”

Mourinho i kritikoi ashpër lojtarët Petr Cech, John Terry, Frank Lampard; tha se Eto’o dhe Deco e kishin ‘shkatërruar’. “Toni i tij kritik bëri të ndihej si një dhomë e mbushur me të dënuar për vdekje. Kur më erdhi radha, mua dhe Duff na tha që kishim luajtur mirë. Ndjeva sikur kisha shpëtuar nga ekzekutimi”, – kujton Cole.

Ai shton se Mourinho ishte i ashpër, por i jashtëzakonshëm: “Na trajnonte si askush tjetër. Na kërkonte të mendonim gjatë lojës, fizikisht lodheshim, por mendërisht bëheshim më të fortë”.

The post Zbulohet sherri i madh i Mourinhos në “Camp Nou”: Bastardë të mallkuar! Nuk keni guxim… appeared first on Telesport.