I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Gollubovc në gjendje stabile në QKUK, po ruhet nga policia

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve dje në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, është duke u trajtuar në QKUK derisa po ruhet nga policia.

Siç raporton T7 nga QKUK, ai është në gjendje stabile.

Policia sot në mëngjes ka arritur ta kapë të dyshuarin Isufi dhe pas arrestimit i është ofruar trajtim mjekësor pasi ka pasë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Policia dje në vendngjarje ka gjetur dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit. Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, tha policia sot.

Isufi dyshohet se ka shtënë me armë ndaj dy vëllezërve të gruas së tij para shtëpisë së tyre, të cilët vdiqën në vendngjarje.

Më pas ai ishte arratisur derisa sot policia arriti ta arrestonte.

Sa i përket motivit të vrasjes së dyfishtë, prokuroria ka thënë se ende nuk dihet me saktësi