Ish-trajneri i Manchester United dhe Bayern Leverkusen, Erik ten Hag, është kontaktuar për një rikthim në detyrë si trajner te Ajax. Lajmi është konfirmuar nga mediat holandeze, ndërkohë që 24 orë më parë është shkarkuar nga detyra e tij trajneri John Heitinga.
Ajax e ka shkarkuar trajnerin pas pak më shumë se pesë muajsh në punë, pavarësisht se kishte një kontratë deri në verën e vitit 2027. Heitinga, i cili ishte një nga asistentët e Arne Slot te Liverpool vjet, është shkarkuar pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Galatasaray të mërkurën në Champions League.
Ajax renditet i katërti në Eredivisie dhe ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Drejtori teknik i Ajax, Alex Kroes, tha: “Është një vendim i dhimbshëm. Por duke parë prapa në muajt e fundit, duhet të konkludojmë se gjërat kanë dalë mjaft ndryshe nga ajo që kishim parashikuar. Kemi parë shumë pak përparim dhe kemi humbur pikë”.
“Shpresojmë të prezantojmë një trajner të ri sa më shpejt të jetë e mundur“, shtoi Kroes, pa përmendur emra. Klubi po shqyrton një rikthim për Ten Hag, i cili kaloi katër vjet e gjysmë në krye përpara se të bashkohej me Manchester Utd në verën e vitit 2022. Holandezi është pa punë pasi shkarkimit nga Bayer Leverkusen në fillim të këtij sezoni.
The post Ajax shkakron trajnerin Heitinga pas humbjes në Champions, gati rikthimi i Ten Hag appeared first on Telesport.












