Antonela Berisha, e njohur nga emisioni “Për’puthen”, është përfshirë musj më parë në një incident fizik ku, sipas raportimeve, ajo dhe motra e saj kanë sulmuar një vajzë. Për pasojë, Antonela po përballet me pasoja ligjore, por aktualisht ndodhet në liri.
Pavarësisht situatës, ajo ka vazhduar të jetë aktive në rrjete sociale.
Në një nga postimet e fundit, Antonela është shfaqur me një fustan të zi elegant, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve për pamjen e saj të kuruar, shkruan “Kosovarja”.
Antonela nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me rastin.













