Andrea Cambiaso ka vlerësuar lart trajnerin e ri të Juventusit, Luciano Spalletti, të cilin e përshkruan si “pasioni në formën më të pastër”. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi tha: “Spalletti të hyn në kokë, të iluminon. Është origjinal në mënyrën si flet, por gjithmonë prek thelbin. Në pak ditë solli shumë risi. Është ndryshe nga ai që njihja në kombëtare”.
Goli i tij ndaj Cremonese i dha Juventusit tri pikë dhe rilindi shpresat për titullin: “Para Cremonese ishim 6 pikë larg kreut, tani 4. Është çështje numrash”.
Lidhur me interesimin e Manchester City, sqaroi: “Ka pasur interesim në janar, por asgjë më shumë. S’kam qenë afër largimit nga Juventusi. Kritikat më bezdisën, por ky është futbolli”.
Tani fokusohet te derbi me Torinon më 8 nëntor: “Sfida që duhet fituar me çdo kusht. Napoli dhe Interi janë favoritët për titull, por nëse gara mbetet e hapur, mund të ndodhë gjithçka”.
The post “Spalletti të hyn në mendje dhe iluminon, është ndryshe nga ai që njihja në kombëtare” appeared first on Telesport.












