Një shënim dypikësh në sekondën e fundit nga ana e Leonard i dha fitoren skuadrës së Torontos, që mundi 92 – 90 Philadelphia dhe kualifikon ekipin kanadez në finale e Konferencës së Lindjes.
Një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet, madje dramatike në sekondat e fundit. Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në kohën shtesë erdhi mrekullia e Leonard (41 pikë) në momentin që ra sirena, duke nisur festa.
Toronto shfrytëzoi kështu në maksimum faktorin fushë, duke korrur një fitore të rëndësishme para publikut të tij. Kanadezët fituan 4 – 3 serinë e gjysmëfinaleve. Për Philadelphia të pesë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Embiid me 21 pikë shënueis më i mirë), por që s’mjaftuan për të evituar humbjen dhe eliminimin nga gara për titull.
Në Perëndim, skuadra e Portland ka siguruar finale play off pas fitores 100 – 96 ndaj Denver në gjysmëfinalen e shtatë, duke triumfuar 4-3 me ndeshje. Një rezultat disi i papritur, pasi Denver e udhëhoqi ndeshjen shumicën e kohës, madje duke u shkëputur deri në 17 pikë në periodën e dytë (Jokic, 29 pikë e 13 rebound).
Në periodën e katërt erdhi përmbysja e Portland, që arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe. McCollum me 37 pikë bëri diferencën në fushë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Portland, që në finalet play off do të sfidojë kampionët në fuqi të Golden State.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off
Milwaukee – Boston, (4-1)
Toronto – Philadelphia, 92-90 (4-3)
Finale – Play off
Milwaukee Bucks – Toronto Raptors
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off
Golden State – Houston, (4-2)
Portland – Denver, 100-96 (4-3)
Finale – Play off
Golden State Warriors – Portland Trail Blazers