Vetëvendosje në Viti: Kurti huq mbiemrin dhe fshatin e kandidatit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sonte shkoi në Viti për të kërkuar votë për kandidatin Arsim Ademi për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo, siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, Kurti jo vetëm që ia huqi mbiemrin Ademit, por edhe fshatit prej nga vjen ai.

“Ajo se çfarë ishte e çuditshme ishte se vet Kurti ia ngatërroi mbiemrin kandidatit të tij, Arsim Ademit, duke iu referuar si Arsim Vitia, por që këtë gabim e kuptoi shpejt dhe e përmirësoi veten, por njësoj nuk veproi edhe me çështjen e fshatit të tij, meqenëse ai me krenari të plotë tha se Ademi është nga fshati Pozheran, dhe këtë nuk e kuptoi deri  në daljen në skenë të vet Ademit”, u shpreh Bellagoshi.