EUROPA LEAGUE: Shaqiri i jashtëzakonshëm, i jep fitoren Baselit. Dinamo Zagreb turpërohet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar ndeshjet e para për sot në Europa League. Basel ka fituar në shtëpi 3-1 ndaj Steaua Bukuresht, falë dy golave të Xherdan Shaqirit dhe Salah. Mesfushori shqiptar zhbllokoi shifrat fillimisht nga penalltia dhe më pas shënoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 73-të. Ibrahim Salah vulos fitoren 3-1, me asistin e Shaqirit.

Dinamo Zagreb është turpëruar në shtëpi 0-3 nga Celta Vigo, spanjollët “mbyllën” ndeshjen që në pjesën e parë. Danezët e Midtjylland kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, 3-1 ndaj Celtic.

Në Nice-Freiburg, pjesa e parë ishte fantastikë, u shënuan 4 gola. Francezët realizuan të parët, gjermanët pëmrbysën shpejt shifrat, duke shënuar tre herë. Rezultati 1-3, mbeti i pandryshuar deri në fund.

Crvena Zvezda dhe Panathinaikos marrin fitore të vyera në minutat e fundit, serbët 1-0 ndaj Lille, grekët 0-1 në transfertë ndaj Malmo. Salzburg bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 2-0 ndaj holandezëve të G.A.Eagles. Utrecht-Porto u mbyll në barazim 1-1, në barazim por pa gol sfida tjetër mes Sturm Graz dhe Nottingham Forest.

SHIKOGOLAT

The post EUROPA LEAGUE: Shaqiri i jashtëzakonshëm, i jep fitoren Baselit. Dinamo Zagreb turpërohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.