Kusari, pasi e pa kronikën në RTK, për gazetarët që mbetën pa paga: Aty lajmet i shkruan partia

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi ka parë në Lajmet Qendrore kronikën e përgatitur për protestën e punëtorëve të RTK-së, të cilët mbetën pa paga këtë muaj.

Kusari e ka quajtur tronditëse ndikimin politik të VV-së, duke thënë se aty lajmet i shkuran partia, përjashtimisht kur në orar të punës ndodhen gazetarë dhe redaktorë të pavarur, por që s’ishte rasti me kronikën e sontshme, sipas Kusarit.

E plotë:

I pashe lajmet e para ne RTK, me interesoi qysh e mbuloi sonte partia protesten per paga te sindikates se RTK-se.

Jam thellesisht e tronditur me ndikimin politik te VV-se ne permbajtjen e lajmeve.

Me vone, nje mini analize te asaj cka pashe.😱

P.S po them partia qellimisht sepse partia i shkrun lajmet ne RTK, shumicen e kohes, me perjashtim kur ne edicione jane gazetaret dhe redaktoret e pavarur.