Alarm për ndotje masive, lumenjtë e Kosovës në rrezik nga mbeturinat (VIDEO)

Bashkë me rrjedhën e ujit lëvizin edhe mbeturinat.

Prej inerteve e deri te ato biologjike, shtretërit e lumenjve të Kosovës po shndërrohen në emergjencë për mjedisin dhe shëndetin tonë.

Gjeografi Faruk Foniqi, në një intervistë për Kiks Kosova, theksoi se situata ka arritur në një pikë kritike dhe gjendja është alarmante.

E ndotja nuk është veç ajo që duket nga jashtë.

Foniqi flet për rrezikun që i kanoset ujërave nëntokësore të cilat janë burim kyç për ujin e pijshëm në qindra zona të vendit.

Por problemi nuk qëndron vetëm te infrastruktura.

Sipas gjeografit, problem është edhe vetë sjellja e qytetarëve ndaj mjedisit.

Foniqi kërkon që institucionet të tregohen më korrekte në zbatimin e ligjeve dhe ndëshkimin e ndotësve, qoftë ata individë apo edhe kompani.

Por, nuk janë vetëm mbeturinat ato që po ndotin lumenjtë tanë.

Një tjetër formë është edhe ndërhyrja njerëzore dhe shfrytëzimi i rërës dhe zhavorrit të shtretërve lumorë. /Klankosova.tv