Reparti që ka shfaqur më shumë probleme te Milan deri tani është padyshim sulmi. Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku nuk e kanë bërë ende sefte për këtë sezon në Serie A dhe deri tani paraqitjet e tyre kanë qenë zhgënjyese.
Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit dhe emri i parë në listë është ai i Joaquin Panichelli. Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Ligue 1 me fanellën e Strasbourg, ku ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje.
Gara për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se ai është në radarin e disa klubeve të njohura si Chelsea dhe Barcelona. Te Milan janë gati të “sakrifikojnë” Gimenez për të siguruar shumën e nevojshme për transferimin e Panichelli.
The post Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon appeared first on Telesport.











