45′ e para në EUROPA LEAGUE: Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb turpërohen në shtëpi, Shaqiri “nderon” Baselin

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e para për sot për në Europa League. Basel është duke fituar 1-0 ndaj Steaua Bukuresht, me golin e Xherdan Shaqirit nga penalltia për një prekje të topit me dorë gjatë ekzektuimit të një goditje dënimi, po nga mesfushori me origjinë shqiptare. Rumunët janë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të portierit Stefan Tarnovanu në minutën e 12-të.

Dinamo Zagreb i Arbër Hoxhës po mundet 0-3 nga Celta Vigo, hat-trick i Pablo Duran. 4 gola në pjesën e parë në Nice-Freiburg, gjermanët janë në avantazh 1-3, edhe pse francezët gjetën të parët golin.

Danezët e Midtjylland po fitojnë 3-0 ndaj Celtic. Në sfidat e tjera si Crvena Zvezda-Lille, Malmo-Panathinakos, Salzburg- G.A. Eagles, Utrecht-Porto dhe Sturm Graz-Nottingham Forest, mungon goli.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para në EUROPA LEAGUE: Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb turpërohen në shtëpi, Shaqiri “nderon” Baselin appeared first on Telesport.