Reduktime të ujit në Drenas, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Qytetarët e komunës së Drenasit po përballen me reduktime të ujit.

Siç njofton Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, kjo vjen si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit pas punimeve teknike.

“Kjo gjendje po vazhdon deri në largimin e turbullirës”, ka njoftuar tutje KRU “Prishtina”.