Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Ukrainën: Trump po përpiqet t’i jap fund luftës, mbështetja mbetet jetike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, bashkë me ambasadorë të tjerë të NAOT’s, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë, duke e vlerësuar të njëjtën si ‘’frymëdhënëse’’.

Ai shtoi edhe se vizita e në fjalë ka përforcuar bindjen se katër vite luftë janë shumë.

Whitaker ka shkruar po ashtu se përderisa presidenti i SHBA’ve po drejton përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte, mbështetja nga aleatët mbetet jetike.

‘’Sapo përfundova një vizitë frymëdhënëse në Ukrainë së bashku me ambasadorët e tjerë të NATO-s. Kjo vizitë vetëm sa e përforcoi bindjen se katër vjet luftë janë katër vjet tepër. Ndërkohë që Presidenti Trump, si udhëheqës kryesor i përpjekjeve për paqe, po drejton përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, mbështetja e vazhdueshme nga aleatët tanë të NATO-s me të njëjtin mendim mbetet jetike’’, ka shkruar ai në ‘’X’’.