Ish-futbollisti spanjoll kritikon Xabi Alonso: Nuk po tregohet i guximshëm pas Botërorit të Klubeve

Megjithëse humbja e Real Madridit ndaj Liverpool-it në Champions erdhi me rezultatin minimal 1-0, ajo mund të kishte qenë shumë më e rëndë po të mos ishte për paraqitjen e jashtëzakonshme të Courtois. Portieri belg bëri pritje vendimtare, ndërsa shokët e tij nuk ishin në nivelin e një ndeshjeje kaq të rëndësishme në “Anfield”, duke lënë përshtypje shumë të keqe te fansat madrilenë.

Kjo ka sjellë kritika nga shumë drejtime, mes tyre edhe nga ish-futbollisti i Athletic Bilbao, Julen Guerrero, i cili u ndal veçanërisht te trajneri i bardhë: “Xabi Alonso nuk i ka dhënë vazhdimësi atij guximi që tregoi në Botërorin e Klubeve, ku shihej qartë një ide loje. Nuk po tregohet i guximshëm me idenë e tij. Shoh një regres, pavarësisht rezultateve të mira”.

The post Ish-futbollisti spanjoll kritikon Xabi Alonso: Nuk po tregohet i guximshëm pas Botërorit të Klubeve appeared first on Telesport.