Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mesditen e së enjtes në Golluboc të Malishevës.
Nga Policia në Malishevë kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktimat janë dy vëllezër.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tij.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore (vëllezër) të moshës madhore, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QKMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, kanë thënë nga policia për Reporteri.net./Reporteri.net/












