Ronaldo zbulon të vetmen gjë “të tmerrshme” në lidhje me jetesën e tij në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo jeton mjaft mirë në Arabinë Saudite, ku vazhdon të shënojë shumë gola me fanellën e Al Nassr, ashtu si edhe me kombëtaren e Portugalisë. Megjithatë ka një gjë që e konsideron “të tmerrshme” në Riad, të cilën e zbulon në intervistën për Piers Morgan: “Trafiku”.

Kjo na kujton një skenë të famshme nga filmi i Roberto Benigni, “Johnny Stecchino”, ku taksisti e përshkruan trafikun si një plagë “tentakulare, të rrëmujshme, që na pengon të jetojmë”. Megjithatë, Ronaldo lëviz me shofer nga shtëpia në stërvitje dhe anasjelltas, kështu që është e vështirë ta imagjinosh në hall kaq të madh si qytetarët e thjeshtë sauditë.

Ronaldo, që në shkurt mbush 41 vjeç dhe ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri më 2027, ka thënë më parë se është “vërtet i lumtur” në Arabinë Saudite, një “vend magjepsës” që e do familja e tij. Aty është ka fejuar me Georgina. Ai shtoi se përshtatja me kulturën lokale “nuk ka qenë e vështirë”, pavarësisht se kishte jetuar vetëm në Europë më parë.

Gjithçka është perfekte, përveç trafikut që duket se e shqetëson. Ronaldo ka shumë makina: “Sa kam tani? Nuk e di, nuk i numëroj… Ndoshta 50, 60. Më pëlqejnë ‘Bugatti’, janë makina të veçanta”. Që kur kaloi në Arabinë Saudite, ai rrallë i nget ato vetë: “Nuk ngas shumë, gjithmonë shkoj me shofer, sepse trafiku është i tmerrshëm”.

The post Ronaldo zbulon të vetmen gjë “të tmerrshme” në lidhje me jetesën e tij në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.