Hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugaqku, ka deklaruar për Gazeta Blic se seanca e Kuvendit për votimin e Glauk Konjufcës si kryeministër mund të mbahet më 19 nëntor, nëse shfrytëzohet i plotë afati 15-ditor për thirrjen e saj.
“Nëse shfrytëzohet në tërësi afati 15 ditor, atëherë seanca duhet të mbahet me datë 19 nëntor 2025,” tha Bugaqku, duke shtuar se mundësitë që Konjufca të sigurojë shumicën janë minimale.
Pas tërheqjes së Albin Kurtit më 4 nëntor, presidentja Vjosa Osmani e mandatoi Konjufcën si kandidat për kryeministër, duke theksuar se veproi “në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese” dhe se VV e ka bindur se mund të sigurojë 61 votat e nevojshme.











