Humbja e Real Madridit në “Anfield” (1-0) ka nxitur krahasime me 5-2 që pësoi në “Metropolitano”. Megjithatë, trajneri madrilen e kundërshtoi këtë paralelizëm: “Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimin e bënë detajet”. Në fakt, statistikat tregojnë se vetëm falë Courtois së jashtëzakonshëm, Reali shmangu një disfatë më të rëndë. Liverpool-i regjistroi 17 goditje (9 në portë), kundrejt 13 të Atletico Madridit (7 në kuadrat). Belgu bëri 8 pritje, ndërsa në derbin madrilen vetëm 2.
Ofensiva madrilene ishte nën pritshmëri, në të dyja ndeshjet: në “Metropolitano”, dy goditjet në portë u kthyen në gola; në “Anfield”, Mamardashvili u testua vetëm dy herë. Difensiva vuajti më shumë në Liverpool, ku anglezët patën 29 kontakte në zonën madrilene, kundrejt 21 të Atletico Madridit.
Në zotërim topi, Reali pati 63% ndaj Atletico Madridit dhe 59% ndaj Liverpool-it, por pa kontroll real të lojës. Në të dyja rastet, topat e lartë dhe goditjet standarde mbetën plagë e hapur, me golin e Liverpool-it që erdhi, sërish me kokë.
The post Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield” appeared first on Telesport.











