Cristiano Ronaldo ndodhet vetëm 48 gola larg objektivit final të karrierës së tij; 1.000 golave zyrtarë si profesionist. Ndryshe nga Pelé, që përfshinte edhe miqësoret, të gjithë golat e portugezit janë shënuar në ndeshje zyrtare dhe me pamje filmike.
Në pauzën e fundit të kombëtareve, portugezi shënoi dy gola ndaj Hungarisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola. Ai vazhdon të thyejë rekorde si në efikasitet, ashtu edhe në jetëgjatësi sportive.
Një statistikë tjetër e pabesueshme? Ronaldo është i pesti golashënues më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, edhe pse nuk është mëngjërash. Ai ka shënuar 181 gola me të majtën, pas Messit (744), Hulk (258), Salah (243) dhe Griezmann (191), ndërsa pas tij ndodhet Haaland (179).
Në total, Ronaldo ka realizuar 611 gola me të djathtën, 156 me kokë, 63 nga goditje dënimi dhe 177 penallti të shënuara nga 211 tentativa. Një katalog i plotë që dëshmon se nuk ka pasur dhe s’do të ketë golashënues kaq të kompletuar si CR7.
The post Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues appeared first on Telesport.











