Barcelona bëri më keq se sa pritej në fushën e Club Bruge. Skuadra blaugrana shkoi në pushim në disavantazh ndaj një rivali teorikisht të dobët, duke u vendosur në një pozitë të vështirë në grup, pasi ka marrë vetëm 6 pikë nga 12 të mundshme në gjysmën e fazës së ligës. Kjo ecuri negative, bashkë me ecurinë perfekte të Arsenalit dhe Bayernit, e komplikon garën për kualifikim direkt në 1/8 finale, ku vetëm 8 ekipet e para kalojnë pa “play off”.
Dy golat e Club Bruge kishin një element të përbashkët. Tresoldi dhe Forbs përfituan nga mbrojtja e avancuar e Barçës për të shënuar në kundërsulm. Ky problem është përsëritur disa herë këtë sezon, duke treguar se katalanasit nuk po arrijnë të përfitojnë nga arma e fortë e sezonit të kaluar.
Plani mbrojtës i rrezikshëm i Hansi Flick ka ngjallur kritika, përfshirë atë të legjendarit Ruud Gullit, i cili tha: “Të gjithë lojtarët e Barcelonës mendojnë se linja e avancuar mbrojtëse është një taktikë kamikaze”. Edhe pse Yamal barazoi përkohësisht, ekipi belg goditi sërish, me Forbs që shënoi golin e tretë duke shfrytëzuar të njëjtin gabim mbrojtës.
The post Gullit kundër Flick: Të gjithë lojtarët e Barcelonës mendojnë se taktika e tij është kamikaze appeared first on Telesport.











