Haaland rishkruan librin e rekordeve; shifrat e tij në Champions janë të pabesueshme

Me golin e shënuar në pjesën e parë kundër Borussia Dortmund, Erling Haaland arriti 54 gola në 52 ndeshje të Champions League, duke thyer sërish rekorde historike. Në moshën 25-vjeçare, sulmuesi norvegjez i Manchester City është tashmë në “top 10” golashënuesit më të mirë në historinë e kompeticionit.

I lindur në Leeds, Haaland shpërtheu me Salzburgun në vitin 2019, duke u bërë lojtari i parë që shënon një “hat-trick” në pjesën e parë të debutimit në Champions (6-2 ndaj Genk). Ai shënoi në 5 ndeshjet e para, me 8 gola gjithsej, rekord që më parë e kishin arritur vetëm Del Piero, Diego Costa dhe Haller.

Pas kalimit te Dortmundi, arriti 10 gola pas vetëm 7 ndeshjesh dhe vazhdoi të thyejë çdo prag: 15 gola në 12 ndeshje, 20 gola në 14 ndeshje, 25 gola në 20 ndeshje, 30 gola në 25 ndeshje dhe 35 gola në 27 ndeshje. Në moshën 22 vjeç e 272 ditë u bë më i riu që e arrin këtë shifër.

Ai gjithashtu ka arritur më shpejt 40 gola (35 ndeshje) dhe 50 gola (49 ndeshje). Haaland ka shënuar kundër 19 prej 25 skuadrave që ka përballur dhe është i treti në histori që ka realizuar 5 gola në një ndeshje Champions-i.

JA TË GJITHA REKORDET E HAALAND:
– Lojtari më i ri që ka shënuar 15 gola – 20 vjeç e 126 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 15 gola – 12 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 20 gola – 20 vjeç e 231 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 20 gola – 14 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 25 gola – 22 vjeç e 47 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 25 gola – 20 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 30 gola – 22 vjeç e 236 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 30 gola – 25 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 35 gola – 22 vjeç e 272 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 35 gola – 27 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola – 23 vjeç e 130 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 40 gola – 35 ndeshje
– Lojtari më i ri që ka shënuar 45 gola – 24 vjeç e 128 ditë
– Më i shpejti që ka shënuar 45 gola – 44 ndeshje
– Më i shpejti që ka shënuar 50 gola – 49 ndeshje
– I vetmi lojtar që ka shënuar një “hat-trick” në debutim, në Champions League
– I vetmi lojtar që ka shënuar në 4 ndeshje radhazi më shumë se një herë
– I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se një gol në debutim me tri klube të ndryshme

The post Haaland rishkruan librin e rekordeve; shifrat e tij në Champions janë të pabesueshme appeared first on Telesport.