Maresca mbron përzgjedhjen e ekipit që zhgënjeu ndaj Qarabag: I detyruar të bëj rotacion, lojtarët kanë nevojë për pushim

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbrojtur përzgjedhjen e lojtarëve që hodhi dje në fushë në barazimin 2-2 ndaj Qarabag në Champions League. Italiani bëri shtatë ndryshime në formacionin bazë në këtë sfidë krahasuar me skuadrën që luajti në Premier League fundjavën e kaluar.

Maresca la bë stol Moises Caicedo, Enzo Fernandez, Liam Delap dhe Alejandro Garnacho, por e përfundoi ndeshjen me të gjithë në fushë në përpjekje për të fituar. Caicedo u aktivizua kur Romeo Lavia u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi.

Qëllimi ishte të pushonte Enzo Fernandez, të pushonte Moises Caicedo, të pushonte Malo Gusto. Të pushonin më shumë lojtarë, sepse ata nuk janë në gjendje të luajnë çdo tre ditë. Ata kanë nevojë për rikuperim nga sezoni i kaluar dhe Kupa e Botës për Klube ndikon shumë”, tha Maresca.

Ne përpiqemi të bëjmë rotacion. Kur fiton, askush nuk i përmendi të gjitha këto. E di që kur nuk fitojmë, të gjithë janë të përqendruar në këtë dhe tani mendoj se është e rëndësishme të rikuperojmë energjitë për të shtunën dhe të rifillojmë”, shtoi trajneri italian.

Në fund, duke folur për rezultatin zhgënjyes në Champions, Maresca shtoi: “Ata janë një ekip i mire. E thashë edhe disa ditë më parë, janë një ekip i mirë, po luajnë mirë. Dhe veçanërisht në shtëpi, është e vështirë.”

The post Maresca mbron përzgjedhjen e ekipit që zhgënjeu ndaj Qarabag: I detyruar të bëj rotacion, lojtarët kanë nevojë për pushim appeared first on Telesport.