Yamal: Nuk mund të krahasohem me Messin, duhet të ndjek rrugën time

Lamine Yamal ishte pa dyshim më i miri i Barcelonës në barazimin 3-3 ndaj Bruges. Sulmuesi 18-vjeçar mbajti skuadrën në këmbë kur ajo po vuante më shumë, kërkoi topin, krijoi rrezik dhe udhëhoqi dy herë përpjekjet për përmbysje. “Kam një shije të ëmbël dhe të hidhur, – tha ai. – Donim fitoren, tri pikët. Jemi Barça dhe duhet të fitojmë gjithmonë, por tani përqendrohemi te kampionati”.

Ai pranoi vështirësinë e sfidës: “E dinim që ishte kundërshtar i fortë dhe fushë e vështirë. Natyrisht, është e vështirë të fitosh kur pëson tre gola. Këtë aspekt duhet ta përmirësojmë”. Për golin e tij të bukur tha: “Ishte një aksion shumë i shpejtë, Fermín ma la topin me thembër. Më vjen keq që nuk morëm fitoren, shpresojmë në ndeshjen tjetër”.

Kur gazetari i tha se goli i kujtonte Messin, 18-vjeçari u përgjigj me pjekuri: “Nuk mund të krahasohem me Messin. Ai ka shënuar qindra gola si ky, unë duhet të ndjek rrugën time”. Për vërshëllimat e publikut belg, u shpreh qetë: “Nuk është rastësi që më fishkëllejnë mua. E bëjnë sepse e dinë që po bëj mirë punën time. Nuk më shqetëson”.

The post Yamal: Nuk mund të krahasohem me Messin, duhet të ndjek rrugën time appeared first on Telesport.