Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, ku befasia ka ardhur nga Brugge, aty ku vendasit e Club Brugge barazuan 3-3 ndaj Barcelonës. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi.
Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.
Por, belgët nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën sërish avantazhin në minutën e 16-të, me golin e Carlos Forbs, pas një kundërsulmi model. Në minutën e 60-të, Lamine Yamal tregon gjithë klasin e tij duke barazuar shifrat 2-2. Megjithatë, Carlos Forbs zuri sërish në befasi mbrojtjen e Barcelonës dhe shënoi golin e tretë në minutën e 63-të. Në minutën e 77-të, një kros i Lamine Yamal devijohet në portën e tij nga Christos Tzolis 77′. Romeo Vermant shënoi në minutat shtesë për belgët, por goli u anullua për faull ndaj Szczęsny. Rezultati final 3-3.
Manchester City ka fituar pa problem 4-1 ndaj Dortmundit në “Etihad”. Phil Foden zhbllokoi fillimisht shifrat në minutën e 22-të, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Erling Haaland dyfishoi shifrat në minutën e 29-të, pas asistit të Jeremy Doku. Në minutën e 57-të, Phil Foden shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për City-n, pas asistit të Reijnders. Dortmund ngushoti shifrat me Anton në minutën e 72-të. Rayan Cherki vulosi fitoren 4-1 në minutat shtesë.
Inter ka marrë fitoren e katërt rresht në Champions për këtë sezon, duke fituar 2-1 ndaj Kairat Almaty në “San Siro”. Martinez shënoi në fund të pjesës së parë për vendasit. Arat barazoi përkohësisht shifat për Kairat me golin e tij me kokë në minutën e 54-të. Carlos Agusto i dha avantazhin Interit me golin e tij në minutën e 67-të, me një goditje të fuqishme nga distanca.
Në ndeshjet e tjera, Ajax është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Galatasaray, me tre golat e Osimhen në pjesën e dytë, dy nga penalltia. Newcastle fitoi 2-0 ndaj Bilbao, Benfica-Leverkusen 0-1 dhe Marseille-Atalanta 0-1.
The post Yamal nuk mjafton. Barcelona ngec ndaj Brugge. Inter dhe City bëjnë detyrën. Osimhen hesht Amsterdamin me hat-trickun e tij (video) appeared first on Telesport.












