Dy golat e parë të mbrëmjes së sotme kanë ardhur nga Brugge, ku po luhet Club Brugge-Barcelona. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 5-të me Nicolo Tresoldi.
Sulmuesi gjerman shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Carlso Forbs, i cili zuri në fasi mbrojtjen katalanase. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas 3 minutash me Ferran Torres, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.
Në dy sfidat e tjera kryesore, Inter-Kairat Almaty dhe Manchester City-Dortmund, mungon ende goli.
The post Një gjerman ndëshkon Barcelonën, por katalanasit reagojnë shpejt me Ferran Torres (video) appeared first on Telesport.












