Roli i KFOR-it në stabilitetin rajonal, temë e diskutimit mes Ulutashit dhe ministrit maqedonas

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot në Shkup me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Në takim u theksua rëndësia e rolit të KFOR-it në mbështetjen e sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

I pari i Misionit të NATO-s në Kosovë, vlerësoi përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe ka falënderuar personelin e Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin e tyre në detyrat e përditshme të misionit.