Mendimi për motin – 5.11.2025
Vransirat do të dominojnë qiellin mbi vend ditën e enjtë, megjithëse pasdite do të ketë intervale të shkurta me diell. Më vonë gjatë mbrëmjes, pjesëve lindore e veriore shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, derisa maksimalet, luhaten ndërmjet 11C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-5m/s.
Periudhë e motit më të paqëndrueshëm po parashihet nga dita e premtë, kur të reshurat përfshinë vendin, e që më pas vazhdojnë të shfaqen edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Të premten temperaturat po mbesin të ulëta, me maksimale vetëm prej 10C, e nga dita e shtunë shënojnë një rritje të lehtë deri në 14C e 15C, për të pësuar një rënie sërish në fillim të javës vijuese. Minimalet luhaten kryesisht ndërmjet 5C e 8C. Të premtën frynë erëra të lehta veriore e verilindore 1-4m/s, e nga dita e shtunë ndryshojnë drejtimin kah juglindja, frynë dhe mesatare 4-8m/s.












