Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime

Në një intervistë për “Messaggero Veneto”, Nicolò Zaniolo rikthehet te përvoja e tij me Romën: “Gjithçka ka një fillim dhe një fund. Largimi nga Roma ishte goditje shumë e dhimbshme për mua. Nuk përfundoi mirë, por shpresoj që koha ta zbusë gjithçka. E dashura ime është nga Roma, edhe djali im ka lindur aty”.

Mes momente të veçanta mbetet fitimi i “Conference League” në Tiranë, me një gol të tij: “Ishte e pabesueshme. Roma nuk kishte fituar një titull prej vitesh, ajo finale ishte kulmi i një sezoni të tërë. Një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Për pritjen që pret në “Olimpico”, pas golit ndaj Atalantës, pranon: “E them qartë, atë festë nuk do ta përsërisja. Kam bërë gabim. Nuk e di si do të më pranojnë tifozët romanë, shumë mund të jenë ofenduar, por i kuptoj. Do përqendrohem te ndeshja, sepse në fushë, kundër Romës, do të luajë Udinese, jo Zaniolo. Duam tri pikët”.

The post Zaniolo: Goli në finalen e Tiranës, një nga gjërat më të bukura të jetës sime appeared first on Telesport.