Të mërkurën e 5 nëntorit u firmos zyrtarisht akti noterial për kalimin e pronësisë së stadiumit “San Siro” tek Interi dhe Milani, një moment historik për futbollin milanez. Pas nënshkrimit, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke komentuar: “Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë”.
Scaroni ka qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij projekti që në fillim, ndaj konsiderohet si një nga fituesit e çshtjes. Nga ana e Interit, procesin e ka ndjekur fillimisht Alessandro Antonello, më pas Massimiliano Catanese dhe përfaqësues të fondit “Oaktree”, ndër ta Katherine Ralph. Deklarata të tjera priten në vazhdimësi për këtë sipërmarrje të përbashkët mes dy klubeve milaneze.
The post “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë appeared first on Telesport.












