Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për ish-krerët e UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka akuzuar Kurtin se për pesë vjet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim real për t’u dalë në krah ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke përmendur pengesa në financim dhe mungesë të mbështetjes institucionale, raporton Klankosova.tv.
“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.
“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”, shkroi Deliu.












