Një ndeshje spektakolare, që përfundoi me makth në minutat e fundit. Në sfidën e Champions-it mes PSG dhe Bayern Munich, protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Luis Díaz, autor i një dopiete në “Parc des Princes”. Sidoqoftë, në kohën shtesë, kolumbiani u përfshi në një episod të rëndë.
Ndërhyrje e tij e frikshme ndaj Achraf Hakimi e la të ngrirë publikun parizien. Mbrojtësi maroken mbeti i shtrirë në fushë duke ulëritur nga dhimbja, pas një përdredhjeje të tmerrshme të kyçit të majtë të këmbës. Pas ndihmës së parë mjekësore, Hakimi u detyrua të largohej nga fusha me lot në sy. Díaz u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Hakimi përfundoi në spital.
Pamja e kyçit të lojtarit të PSG-së është tronditëse dhe ka ngjallur shqetësim të madh. Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë, me rrezik për mungesë të gjatë. Hakimi u pa të largohej nga stadiumi me paterica dhe me një mbajtëse në kyçin e këmbës së majtë. Në orët e ardhshme priten ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.
The post Hakimi, pamje tronditëse e kyçit të këmbës pas ndërhyrjes brutale të Luis Díaz appeared first on Telesport.












