Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

Paulo Dybala është ndalur sërish. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe do të mungojë nga 3 deri në 6 javë, në varësi të reagimit të trupit dhe kujdesit të stafit mjekësor të Romës. Dëmtimet muskulore janë bërë një “konstante” në karrierën e tij vitet e fundit.

Vetëm këtë sezon, pas më pak se 3 muajsh kampionat, Dybala ka pësuar tashmë dy ndalesa për probleme muskulore. Që kur u bashkua me Romën, ish-lojtari i Juventusit ka munguar në 39 ndeshje, më shumë se një sezon i plotë.

Në sezonin e parë humbi 15 ndeshje për shkak të 3 dëmtimeve të ndryshme; në sezonin 2023/24 mungoi 10 ndeshje për 4 dëmtime të tjera; ndërsa sezonin e kaluar sërish 15 mungesa për shkak të 4 dëmtimeve të ndryshme. Në këtë sezon ka humbur tashmë 4 ndeshje dhe ndodhet në dëmtimin e 13-të që kur veshi fanellën verdhekuqe.

The post Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura appeared first on Telesport.