Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Raportin e Komisionit Evropian, ka njoftuar se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza, e njohur si Gripi i Shpezëve.
Pas kësaj, kjo agjenci ka njoftuar se është ndalur importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë adminisytrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të shtetit të Hungarisë”.
“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV)”, ka njoftuar AUV-i./Klankosova.tv












