Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin.
Në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hamza ka bërë me dije se më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët e lirisë sonë duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.
“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund!”, ka shkruar Hamza.












