Xabi Alonso i zhgënjyer: Humbëm një ndeshje që mund të mbyllej në barazim

Real Madrid doli i dëmtuar nga dueli i kundër Liverpool në Champions League, ndeshje e luajtur në “Anfield”. Humbja 1-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve ndalon ecurinë evropiane të “los blancos” në renditje.

Trajneri Xabi Alonso, duke komentuar ndeshjen tha: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe në fund, pranuam shumë goditje nga këndi dhe faulle. Filluam pak ngadalë, por u përmirësuam në pjesën e parë”.

Në pjesën e dytë, erdhën ato goditjet e lira të panevojshme. Pastaj humbëm iniciativën dhe ishte e vështirë për ne të arrinim në vijën e fundit për të krijuar rrezik. U përpoqëm të fillonim me një mesfushor të katërt, me Arda Güler më në qendër,” vazhdoi Xabi Alonso.

Kjo humbje nuk ka të bëjë fare me humbjen 5-2 në Metropolitano. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe ishte një mënyrë shumë e ndryshme për të humbur sesa në Metropolitano. E mbajtëm fushën mirë dhe ka mënyra të ndryshme për të humbur”, tha Alonso.

The post Xabi Alonso i zhgënjyer: Humbëm një ndeshje që mund të mbyllej në barazim appeared first on Telesport.