Për Spallettin, gota është gjysmë plot: Me këtë shpirt gare do t’i fitojmë shumë ndeshje

Luciano Spalletti është rikthyer në Champions League me të njëjtin rezultat me të cilin u largua në vitin 2023 (Napoli-Milan 1-1). Edhe pse e kishte imagjinuar ndryshe debutimin e tij europian me Juventusin, trajneri italian është i kënaqur me paraqitjen ndaj Sporting Lisbona.

Barazimi i mbrëmshëm i lë bardhezinjtë ende pa fitore në fazën e ligës, duke i detyruar të kërkojnë tjetër qasje për t’u kualifikuar në “play off”. “Sportingu është një skuadër shumë e mirë, luan futboll ofensiv dhe me posedim. Kemi pasur një fillim të vështirë, por reagimi ishte i shkëlqyer dhe meritonim të kalonim në avantazh”, – deklaroi Spalletti.

Ai pranoi se “humbëm shumë topa dhe ishim pak të pasaktë në lojë”, por shtoi se “skuadra bëri një ndeshje të madhe”. Për lojtarët e tij, u shpreh me besim: “Kemi futbollistë të fortë. Duhet të përmirësohemi në manovër, por i kemi zgjidhjet. Me këtë shpirt gare do t’i fitojmë shumë ndeshje”.

The post Për Spallettin, gota është gjysmë plot: Me këtë shpirt gare do t’i fitojmë shumë ndeshje appeared first on Telesport.