Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 1-3 °C. Temperaturat maksimale: 13-16°C. Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.











