Nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas në një zjarr të madh që ka përfshirë një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës, raporton Vijesti.ba.
Disa persona janë dërguar në spital shkaku i helmimit nga monoksidi i karbonit.
Siç raportojnë mediat boshnjake, ^shtë thirrur mbledhje e jashtëzakonshme e kolegjiumit të Këshillit të Qytetit të Tuzlës, në kompetencë të të cilit është Shtëpia e Pensionistëve.
Zjarri ka shpërthyer pak para orës 21:00 në një nga katet e sipërme të ndërtesës.












